Fotolajm/ Çfarë nuk u pa sot nga Parlamenti?
TIRANË- Këtë të martë u çel sesioni i ri parlamentar, me seancën e parë plenare që solli zhvillime politike, por edhe momente që tërhoqën vëmendjen brenda sallës së Kuvendit.Ndërsa jashtë godinës u zhvillua protesta, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, brenda sallës nuk munguan momentet që ranë në sy. Një prej tyre ishte paraqitja e deputetes Zegjine Çaushi, e cila tërhoqi vëmendjen me look-un e saj të ri. Në një tjetër moment, deputeti Ermal Nufi u fotografua me duart në kokë, duke reflektuar një prej momenteve të veçanta të seancës së sotme. Këto janë disa prej pamjeve që ndoshta nuk u vunë re gjatë zhvillimeve politike të ditës në Kuvend./ZËRI
Burimi:
zeri.ai