Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë
👁7661
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Blutë po punojnë për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.