Fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari

Fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari

Një tjetër i arrestuar në Tiranë për fotografim të fletës së votimit dhe publikimin  e saj në rrjete sociale. Njoftimi i policisë Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar...
Burimi: Syri.net