FOTO/ U përplasën te Kryeministria, të rinjtë i marrin mburojën dhe sprajin me piper policisë dhe i rrinë përballë
Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku tensionet mes të rinjve dhe policisë janë shoqëruar me përplasje fizike. Gjatë ndërhyrjes së FNSH-së, një protestues i ri është rrethuar nga disa efektivë dhe është shoqëruar me forcë. Në momentin e përplasjes, një efektivi i kanë rënë mburoja dhe skafandra, të cilat më pas janë marrë nga disa protestues të tjerë, së bashku me një spraj me piper. Pamjet nga sheshi pasqyrojnë klimën e tensionuar që ka shoqëruar protestën para Kryeministrisë.
Burimi:
syri.net