FOTO/ Tjetër pamje e rëndë, studenti i masakruar nga policia, në gjendje të rëndë tek Trauma
Po dalin prova të tjera të dhunës shtazore të policisë ndaj studentëve protestues. Pas pamjeve të rënda, ku një të riu policia ka thyer këmbën dhe nga dhuna i kishte rënë të fikët, të tjera pamje kanë ardhur nga spitali i Traumës. Siç edhe mund ta shikoni në foton e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, një student është masakruar nga policia dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Burimi:
syri.net