FOTO/ Shoqja e tij e klasës ndërroi jetë, Putin merr pjesë në nderimet e fundit

FOTO/ Shoqja e tij e klasës ndërroi jetë, Putin merr pjesë në nderimet e fundit

 Presidenti rus Vladimir Putin iu bashkua të pranishmëve të enjten për t'i dhënë lamtumirën shoqes së tij të klasës Irina Podnosova, kryetares së Gjykatës Supreme të Rusisë, e cila ndërroi jetë këtë javë në moshën 71-vjeçare. Sipas mediave të huaja, Putin dukej i trishtuar dhe i menduar ndërsa ishte ulur pranë anëtarëve të familjes së Podnosovas në një spital të Moskës ku arkivoli i saj i hapur ishte vendosur, i shoqëruar nga një roje nderi, që njerëzit t’i bënin nderimet e fundit. Podnosova dhe Putin ishin shokë klase në Fakultetin e Drejtësisë në Leningrad (Shën Petersburgu i sotëm) gjatë viteve 1970....