Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Shkoi të fikte zjarrin por digjet vet, zjarrëfikësja shkrumbohet në Malësi të Madhe
Një automjet zjarrfikës është përfshirë nga flakët gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Jaran, njësia administrative Bajzë, në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur teksa ekipi zjarrfikës po përpiqej të izolonte vatrën e zjarrit, por për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë automjetin. Pavarësisht situatës së rrezikshme, fatmirësisht asnjë nga zjarrfikësit nuk ka pësuar lëndime. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe tre mjete të tjera zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin dhe të shmangin një rrezik të madh për zonën përreth. Autoritetet lokale po...