Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTO / Rrezikonin të mbyteshin në liqen, shpëtohen babë e bir në Pogradec
Policia Kufitare në Liqenin e Pogradecit shpëtoi dy shtetas, babë e bir, të cilët nuk po mundeshin dot të ktheheshin në breg për shkak të motit të keq. Kanë qenë vetë dy peshkatarët që kanë telefonuar policinë. “Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, tha policia. Qytetarët (babë e bir) falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.