FOTO/ Rama flet ‘me veten’ në OKB, mban fjalim para një salle të boshatisur

FOTO/ Rama flet ‘me veten’ në OKB, mban fjalim para një salle të boshatisur

Pas rehatisë që ka provuar në një nga hotelet e shtrenjta të Neë Yorkut, ku një natë kushton rreth 7500 dollarë, Edi Rama ka provuar edhe vetminë. Siç edhe ishte përcaktuar më herët, Rama ka marrë fjalën në OKB. Por pamja me të cilën është përballur ka qenë një sallë e boshatisur. Në momentin që Rama po mbante fjalimin e tij të përgatitur për inteligjencën artificiale, në sallën e madhe të mbledhjeve të OKB-së, ka pasur shumë pak diplomatë, siç edhe mund ta shikoni në foto. Në fjalimin e mbajtur në sallën e boshatisur të OKB, Rama kishte bërë një fjalim ku i jepte mend botës për Inteligjencën Artificiale.