FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!
Një 30-vjeçar u arrestua mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, pasi kishte vjedhur një automjet dhe, për t’i shpëtuar ndjekjes, goditi 4 mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Pavarësia”, ku patrulla konstatoi një automjet pa targa dhe me xhama të zinj që kryente manovra të rrezikshme. Sapo pa prezencën e policisë, drejtuesi i mjetit shtoi shpejtësinë dhe tentoi t’u largohej shërbimeve, duke mos iu bindur urdhrit të ndalimit. Në ikje e sipër, ai aksidentoi 4 automjete, rrezikoi jetën e qytetarëve dhe punonjësve të policisë, më pas braktisi mjetin dhe tentoi të largohej me vrap. Shërbimet e policisë e neutralizuan dhe e vunë në pranga menjëherë. Nga...
Burimi:
javanews.al