Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
FOTO: Nëse ky burrë nuk do ishte vrarë, kufiri shqiptaro-grek sot do ishte ndryshe
Këtë 27 gusht, u shënua 100-vjetori i asaj që njihet si “masakra e Janinës” në të cilën u vra pabesisht gjeneral Tellini, kryetar i Komisionit për Caktimin e Kufijve të Çamërisë, i emëruar nga Konferenca e Ambasadorëve të Këshillit Suprem Aleat. Atentati i rëndë u krye në 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit të sotëm. Gjenerali iishte ngarkuar për delimitimin e vijës së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Vrasësit, që kishin bllokuar rrugën me anën e një peme, duke përdorur armë të prodhimit gjerman, ekzekutuan të gjithë sa ndodheshin në makinë, shoferin, një mjek, adjutantin e Gjeneralit, përfshirë edhe përkthyesin shqiptar. Ekzekutimi i gjeneral Enriko Telinit dhe i gjithë stafit të tij...