FOTO/ Ky është 33-vjeçari që vr*u babanë në bashkëpunim me nënën
Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur në Bulqizë, ku bashkëshortja dhe djali i 57-vjeçarit dyshohet se kanë bashkëpunuar për ta vrarë atë dhe më pas kanë tentuar të fshehin gjurmët e krimit. Ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor, në fshatin Godvi, ku fillimisht familjarët e shtetasit U. F. kanë pretenduar se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një ari. Hetimet e policisë dhe ekspertiza mjekoligjore kanë hedhur poshtë këtë version, duke zbuluar se 57-vjeçari ishte vrarë me armë zjarri. Në vijim të hetimeve, policia ka ndaluar bashkëshorten e viktimës, 57 vjeçe, dhe djalin e tij, 33 vjeç, të cilët dyshohen si të përfshirë në krim. Sipas dyshimeve hetimore, nënë e bir kanë përdorur armë zjarri dhe mjete të forta prerëse për...
Burimi:
kohajone.com