Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTO / Jahti i miliarderit gjerman Reinhold Würth ankorohet në Portin e Durrësit
👁8084
Një nga jahtet më luksoze në botë, në pronësi të miliarderit gjerman Reinhold Würth, është akostuar këtë pasdite në Portin e Durrësit. Superjahti “Vibrant Curiosity”, me një gjatësi prej 85 metrash, flamur të Maltës dhe i ndërtuar nga kompania elitare holandeze Oceanco, ndodhet në Durrës për një ndalesë teknike, ku do të kryejë furnizim me naftë. Reinhold Würth është një nga sipërmarrësit më të fuqishëm në Evropë, themelues i koncernit global Würth Group, që operon në fushën e materialeve industriale dhe ndërtimit. Jahti i tij privat përfaqëson një simbol të luksit dhe teknologjisë në lundrim: përfshin helipad, pishinë panoramike, jacuzzi...