Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
FOTO – Hodhi mbeturinat jashtë konteneirëve, Policia e Bashkiake e Shkodrës gjobit qytetarin…
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Bashkia Shkodër për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar në drejtim të ruajtjes së pastërtisë dhe mjedisit të përbashkët, fatkeqësisht konstatohet ende një nivel i ulët përgjegjësie nga ana e disa individëve. Së fundmi, një rast i denoncuar publikisht në media, është trajtuar me seriozitet nga strukturat përkatëse të Policisë Bashkiake. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, pranë Varrezave të Rrmajit, ku personi përgjegjës është identifikuar dhe është penalizuar me masë administrative sipas rregulloreve në fuqi. Bashkia Shkodër rikujton edhe njëherë se mjedisi është përgjegjësi e përbashkët. Ftojmë çdo qytetar të bëhet pjesë aktive e përpjekjeve tona...