Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Funerali i Diogo Jotës! Bashkëshortja mes lotëve përqafon arkivolin, Ronaldo mungon
Këtë të shtunë mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës. Ai humbi tragjikisht jetën në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç). Dy arkivolet u transportuan nga kapela funerale në kishën famullitare të qytetit. Brenda u lejohej hyrja vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt jashtë për mijëra pjesëmarrësit që kishin ardhur të bënin homazhe. Ndër të pranishmit ishte edhe menaxheri i njohur Jorge Mendes, kapiteni i Manchester City-t dhe bashkëkombësi i Jotës, Bernardo Silva, si dhe një delegacion...