Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Deputetët e rinj Kuvendit të Shqipërisë, pritet në Ambasadën e SHBA
Disa deputetë të rinj të parlamentit të Shqipërisë, që pritet të nisë sesionin në muajin shtator, kanë zhvilluar një takim në ambasadën e SHBA. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada me një mesazh në rrjetet sociale. Në takim kanë qenë deputetë të PD, PS dhe parti të tjera të vogla. Reagimi i Ambasadës së SHBA: Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.