Burimi:
Kohajone.com

FOTO/ Bajram Begaj shpallet ”Qytetar Nderi” i Gjilanit, Presidenti: Ky titull u përket gjithë shqiptarëve
👁9397
Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Kreu i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, Presidenti Bajram Begaj shprehu mirënjohje për këtë nderim. Kreu i Shtetit deklaroi se e pranon me përulësi të jetë Nderi i Gjilanit, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës. ”Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët”,-tha Begaj. Ndërsa kujtoi figurat historike të Gjilanit, si: Idriz Seferi, Kadri Zeka,...