FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Mbrostar Ura, pasditen e sotme (25 shtator). Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.