Foshnja gjendet e pajetë në një apartament në Kypseli, çifti përballet me akuza të rënda

Foshnja gjendet e pajetë në një apartament në Kypseli, çifti përballet me akuza të rënda

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Kypselit në Athinë, ku policia greke ka gjetur trupin e pajetë të një foshnje brenda një apartamenti të marrë me qira. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, gjetjet e para të ekspertizës mjeko-ligjore kanë ngritur dyshime të forta se foshnja mund të ketë qenë viktimë e një akti kriminal. Në trup janë konstatuar plagë të shumta, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun dhe kohën e saktë të vdekjes. Identifikimi i periudhës së vdekjes është vështirësuar nga fakti se trupi ishte ruajtur në gjendje të ngrirë. Babai 43-vjeçar dhe nëna 38-vjeçare, shtetase gjermane, janë arrestuar fillimisht për mosraportimin e gjetjes së një personi të pajetë. Pas rezultateve të para të ekspertizës, autoritetet po shqyrtojnë...