Forumi i Kryeprokurorëve, Dumani: Asnjë vend nuk i bën ballë krimit vetëm, duhen hetime të përbashkëta

Forumi i Kryeprokurorëve, Dumani: Asnjë vend nuk i bën ballë krimit vetëm, duhen hetime të përbashkëta

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Dumani tha se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm, ndërsa shtoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri. “Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia, por edhe përkushtimi i përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Asnjë vend i rajonit nuk mundet t’i bëjë ballë këtyre fenomeneve i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionet transaksionale dhe rrjetet e tyre janë të shtrirë kudo....
Burimi: Gijotina.com