Burimi:
Sot.com.al

Formimi i qeverisë, Konjufca: Vetëvendosje s’arriti qëllimet, tani jemi në skenarin B
👁2141
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes që zhvilloi me përfaqësuesit e partive politike, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë e vetme. Ai ka pohuar se Vetëvendosje duhet të ndryshojë rrugën për të arritur pushtetin. “Vetëvendosje e ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm”, tha Konjufca para gazetarëve. Pas mbledhjes që ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike, Konjufca ka deklaruar se gjithçka është gati për seancën konstitutive...