Formalizimi i tregut të produkteve ushqimore, bllokohen 20 ton mallra

Formalizimi i tregut të produkteve ushqimore, bllokohen 20 ton mallra

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se në kuadër të aksionit për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë janë bllokuar 20 ton mallra.Ky bllokim ka ardhur nga inspektimi i 87 subjekteve deri tani.“Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturët fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori”, thuhet në këtë njoftim.Aksioni i tatimeve ka krijuar ndërkohë konfuzion në të gjithë zinxhirin e tregtimit të mallrave bujqësore për shkak të paqartësisë për mënyrën...