Formacion i pakuptimtë, zero intensitet, Jashari pa karakter… Të gjitha gabimet e Milanit në Europë
Cili është Milani i vërtetë? Ai agresiv, i përqendruar dhe herë pas here spektakolar i derbit, apo ai pa dëshirë, i shkëputur dhe steril që u shfaq kundër Ferencváros? Me shumë gjasë, Milani është të dyja. Ekipi duket i dënuar, edhe për shkak të kufizimeve strukturore, të alternojë paraqitjet pozitive me ato zhgënjyese. Kështu nuk shkohet larg, sepse ambicia nuk mund të ekzistojë pa vazhdimësi. 6 ndeshjet e fundit kanë sjellë një alternim të vazhdueshëm fitoresh dhe humbjesh. Në 5 raste kur ka qenë në disavantazh, Milani ka arritur ta përmbysë rezultatin vetëm një herë. Një tregues i qartë i vështirësive për të reaguar. Situata në “Europa League” është ndërlikuar ndjeshëm. Kualifikimi direkt në fazën e dytë duket pothuajse një ëndërr, por edhe pjesëmarrja në...
Burimi:
telesport.al