“Forcohet krahu lindor i NATO-s”, 5000 ushtarë gjermanë dislokohen në Lituani

“Forcohet krahu lindor i NATO-s”, 5000 ushtarë gjermanë dislokohen në Lituani

Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani. Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarisht në shërbim brigada e re e tankeve 45. Kjo brigadë përbën thelbin e njësisë luftarake, me të cilën Gjermania me kërkesë të Lituanisë do të sigurojë krahun lindor të NATO-s – një reagim ndaj luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës. Ushtria gjermanederi më sot përbëhej nga tetë brigada, por tani iu shtua edhe e nënta e vendosur në Lituani. Kjo brigadë do të qëndrojë përherë atje, një risi në historinë e Bundeswehr-it....
Burimi: Top-Channel.tv