Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë
Bota E Shtunë, 28 Qershor 2025 09:16 Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus gjatë natës në një ndërtesë banimi 21-katëshe në qytetin bregdetar të Odesës, në jug të Ukrainës. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shpërthimi shkaktoi një zjarr masiv që përfshiu katet e 7-të, 8-të dhe 9-të të godinës. “Njerëzit mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre. Pesë persona u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, përfshirë një fëmijë të vogël,” thuhet në njoftimin zyrtar. Kryetari i bashkisë së Odesës konfirmoi se viktimat ishin një çift i martuar...