Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Forca ushtarake e shqiptarëve në oborret e Perëndimit pas pushtimit osman
Nga: Luan Rama Fisnikë dhe ushtarë nën flamujt e katolicizmit. Forca ushtarake e shqiptarëve në oborret e Perëndimit, pas pushtimit osman të atdheut të tyre. Maneshët, Muzakët dhe emra të tjerë që u tretën në mjegullën e historisë, por mbetën në librat e kohës. Për historinë e stratiotëve shqiptarë është shkruar nga historianë të ndryshëm, veçanërisht për luftrat e Italisë në shekujt XVI-XVII, por bëmat e tyre i kaluan kufijtë e principatave italiane duke përfshirë dhe territoret e mbretërive të Francës, të Anglisë apo Gjermanisë së kohës së perandor Maksimilianit. Philippe de Commynes, (1447-1511), diplomat i njohur në Europë dhe këshilltar i mbretit të Francës, në kujtimet e tij shkruan për famën e stratiotëve: «Ata ishin shqiptarë nga Duras, (Durrësi) dhe shqiptaro-grekë që vinin nga Morea,...