Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fondet e IPARD/ Panariti: 35 mln euro të BE janë abuzuar nga Shqipëria, rrezikojmë grantet edhe për dy vitet e ardhshme!
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehu shqetësimin, lidhur me ndërprerjen e fondeve të IPARD të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, të cilat i akordon çdo vit për vendet e Ballkanit Perëndimor. I ftuar në edicionin e pasdites me moderatorin Edvin Parruca, Panariti tha se sektori i bujqësisë mbahet kryesisht nga grantet e huaja, të cilat nxisin zhvillimin e bujqësisë së vendeve që janë në proces integrimi në BE. Sipas tij ndryshe nga vendet e rajonit, të cilat çdo vit marrin fonde nga Bashkimi Evropian, e kundërta ndodh me Shqipërinë, së cilës i janë mohuar 112 milion euro për shkak të abuzimeve nga ana e zyrtarëve të vendit tonë. Nga të dhënat e zyrës kundër korrupsionit në BE, OLAF, sipas Panaritit, rezulton se 35 milion euro...