“Fol me Kryeministrin”/ Nga kritikat te propozimet, Rama thirrje qytetarëve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një hapësirë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “Fol me Kryeministrin”, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Platforma synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes kreut të qeverisë dhe qytetarëve, duke u dhënë mundësinë të përcjellin pyetje, kritika, shqetësime dhe propozime. Sipas prezantimit të Ramës, nisma i drejtohet veçanërisht studentëve, por është e hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të komunikojnë me kryeministrin. Hapësira e re përfshin katër kategori kryesore: “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime”, përmes të cilave të interesuarit mund të ndajnë mendimet dhe kërkesat e tyre. Për të dërguar një mesazh, qytetarët mund të përdorin butonin “Shkruaj”. Gjithashtu, platforma përmban një rubrikë ku shpjegohet edhe qëllimi i krijimit të kësaj hapësire komunikimi. “Një...
Burimi:
ntv.al