FMN: Rritja ekonomike e Shqipëri 3,5%, inflacioni pritet në 3,2%
Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.5% për këtë viti. ky është parashikimi i publikuar këtë të martë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili është më optimist se projeksioni i janarit për një rritje prej 3.4%. Megjithatë pavarësisht optimizmit, ritmi i rritjes këtë vit është ngadalësuar në krahasim me vjet kur ekonomia u rrit me 3.7% thotë FMN. Për shkak të pasigurive që ka shkaktuar lufta në Iran, e cila është përcjellë në shtrenjtim të hidrokarbureve, energjisë apo ushqimeve, vitin e ardhshëm ekonomia parashikohet të ngadalësojë hapin, më një rritje 3.2% sipas FMN-së. Për këtë vit Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë të njëjtën normë rritje, ndërsa për 2027-ën parashikohet që Serbia të kalojë në vend të parë me rritje 4%, ndjekur nga...
Burimi:
kohajone.com