Fluminense eliminon Al Hilal dhe shkon në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve

Fluminense eliminon Al Hilal dhe shkon në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve

Nga stadiumi Camping World në Orlando vjen verdikti i parë i çerekfinaleve të Kupës së Botës për Klube: Fluminense ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Skuadra braziliane, pas eliminimit të Interit në fazën e 1/8-ave, largon nga gara edhe Al Hilalin e trajnerit Simone Inzaghi. Fitorja e skuadrës së trajnerit Renato vjen falë golave të Martinellit dhe Herculesit, ky i fundit shënoi edhe kundër Interit. Për Al Hilalin shënoi Marcos Leonardo, që realizoi golin e barazimit të përkohshëm. Fluminense tani pret fituesin e çerekfinales tjetër mes Chelsea dhe Palmeiras për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale.
Burimi: Kohajone.com