Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fluks pas Pashkës në Kapshticë, emigrantët kthehen drejt Greqisë
👁10819
Pas përfundimit të festimeve të Pashkës në Shqipëri, një numër i madh emigrantësh shqiptarë janë nisur për t’u rikthyer në Greqi, duke shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës. Aktualisht, pala shqiptare po punon me tre sportele për daljen nga vendi, ndërsa situata në kufi mbetet e tensionuar për shkak të fluksit të lartë dhe kufizimeve në palën greke. Sipas gazetarit Armand Braho, autoritetet greke nuk kanë hapur sportele shtesë, pavarësisht rritjes së numrit të qytetarëve që presin për të kaluar kufirin. Nga ana e saj, pala shqiptare ka kapacitet për të aktivizuar deri në gjashtë sportele, por...