Flota detare e familjes Shamkhani në shënjestër, SHBA sanksione të reja ndaj Iranit

Flota detare e familjes Shamkhani në shënjestër, SHBA sanksione të reja ndaj Iranit

Qeveria amerikane njoftoi të mërkurën një raund të ri sanksionesh kundër Iranit, duke synuar më shumë se 50 individë dhe subjekte, si edhe mbi 50 anije që, sipas SHBA-së, i përkasin flotës tregtare të djalit të një zyrtari të Republikës Islamike. Departamenti i Thesarit të SHBA-së deklaroi në një njoftim për shtyp se këto janë sanksionet “më të mëdha” kundër Iranit “që nga viti 2018”. Objektivat e tyre janë, në veçanti, një flotë anijesh cisternash dhe anijesh kontejnerësh, të cilat, sipas Uashingtonit, kontrollohen nga Mohammad Hossein Shamkhani, djali i Ali Shamkhani, këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei. “Perandoria...