Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fle më gjatë në fundjavë? Zemra jote të falënderon!
Një studim i ri nga Sleep Health tregon se zgjatja e gjumit gjatë fundjavës ndihmon në uljen e rrezikut për sulm në zemër dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 3,400 të rriturve në SHBA dhe zbuluan se ata që flinin të paktën 1 orë më shumë në fundjavë kishin një shëndet më të mirë të zemrës, krahasuar me ata që nuk e kompensonin mungesën e gjumit gjatë javës. Pra, nëse ke nevojë për një arsye më shumë për të qëndruar në shtrat të dielën… ja ku e ke!