“Flamuri serb do të valëvitet në Prizren”, Daçiç ndez tensionet me deklaratat për Kosovën: Prizreni ishte kryeqyteti ynë i parë
Ivica Daçiç Deklaratat për Kosovën janë rikthyer në qendër të fjalimeve të zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiç. Gjatë një tubimi elektoral në Beograd ministri i Brendshëm i Serbisë ka këmbëngulur në pretendimin se flamuri serb do të valëvitet sërish në Prizren, duke sfiduar publikisht kritikat e ish-ministrit të Jashtëm gjerman Michael Roth. Daçiç nuk u tërhoq nga deklarata e tij, por e mbrojti atë duke iu referuar luftës dhe qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës. Reagimi erdhi pasi Roth kishte vënë në pikëpyetje se si mund të bënte një deklaratë të tillë një zyrtar serb. “Si guxon Daçiç të thotë diçka të tillë? Epo, unë guxoj! Ne jemi ndryshe nga të tjerët. Guxojmë, sepse kështu mendojmë dhe sepse Kosovën e kemi mbrojtur me luftë”, tha Daçiç. Për...
Burimi:
zeri.ai