Flamuri i UÇK-së nuk u lejua në stadium, OVL: Kur preket gjaku i dëshmorëve, preket liria për të cilën ata ranë!

Flamuri i UÇK-së nuk u lejua në stadium, OVL: Kur preket gjaku i dëshmorëve, preket liria për të cilën ata ranë!

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër lidhur me një situatë të krijuar një ditë më parë gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë, ku flamuri i UÇK-së u largua nga tribuna nga policia. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ata shkruajnë se kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë, amaneti i tyre, liria për të cilën ata ranë. ‘Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend...
Burimi: Syri.net