Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Flamuri duhej mbrojtur me çdo kusht’, Xhaka rrëfen natën e Beogradit: De Biazi na përloti me videon
👁5238
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka rrëfyer emocionet dhe tensionin e natës së 14 tetorit 2014 në Beograd, kur ndeshja ndaj Serbisë u ndërpre për shkak të incidentit me flamurin shqiptar të shfaqur nga një dron. Në një intervistë, Xhaka tregoi se trajneri Xhani De Biazi kishte motivuar lojtarët me një video prekëse mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Xhaka kujtoi se çdo lojtar ishte përlotur para ndeshjes. “De Biazi na tregoi një video që pasqyronte vuajtjet e kosovarëve gjatë luftës. Kishim lot në sy, ajo video na preku thellë,” tha ai. Momenti i shfaqjes së dronit me...