No Image Available

Flakët përpijnë magazinën në autostradën Durrës-Tiranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke shkaktuar një situatë shqetësuese. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll. Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.