SPAK çon Ballukun në gjyq, Braho zbulon çfarë e pengon arrestimin
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe personave të tjerë të përfshirë në hetim. Lajmi është konfirmuar nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, kërkesa për gjykim është depozituar në gjykatë nga prokurori Dritan Prençi. Për hetimin e kësaj çështjeje janë angazhuar dy prokurorë dhe dhjetë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjatë komunikimit me gazetarët, Braho është ndalur edhe te çështja e imunitetit të Ballukut, duke shpjeguar se SPAK kishte detyrimin të zbatonte vendimin e Kuvendit, pavarësisht qëndrimit të institucionit për këtë çështje. Sipas kreut të SPAK, pavarësisht vendimit të Kuvendit, hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres kanë vijuar dhe janë shtuar edhe tri akuza të reja. Braho e konsideroi...
Burimi:
ntv.al