Nëntë tendera në fokus/ SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar procedurat hetimore dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Çështja lidhet me dyshimet për shkelje të barazisë në tenderat publikë, korrupsion pasiv, mosdeklarim ose fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në dosjen hetimore përfshihen nëntë episode të dyshuara të shkeljes së barazisë në tendera, si dhe akuza të tjera që lidhen me procedurat e prokurimit publik dhe pasuritë e paluajtshme. Në fokus të hetimeve janë procedurat për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe tendera të tjerë publikë.
Burimi:
ntv.al