Thirrje Veliajt dhe Spiropalit, Berisha hap frontin kundër Ramës: Bashkohuni për ta larguar

Thirrje Veliajt dhe Spiropalit, Berisha hap frontin kundër Ramës: Bashkohuni për ta larguar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes Elisa Spiropali, duke u bërë thirrje të gjithë faktorëve që janë kundër kryeministrit të bashkohen për largimin e tij nga pushteti. I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të SPAK nëse kishte një mesazh për Veliajn dhe Spiropalin, Berisha deklaroi se të gjithë ata që e konsiderojnë Edi Ramën si të keqen më të madhe të pluralizmit duhet të bashkohen për t’i dhënë fund qeverisjes së tij. “Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste duhet të bashkohen ta përcjellim një minutë e më parë”, u shpreh Berisha. Duke komentuar zhvillimet në Asamblenë...