Flakët përfshijnë vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë, përsëritet zjarri për të disatën herë
Është përfshirë nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave në Fushë-Krujë. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi flakët janë përhapur në të gjithë fushën e mbeturinave. Është e disata herë brenda harkut kohor të dy muajve që këtij vendgrumbullimi i vihet flaka. Nuk ka rrezik për banesa, por zjarri vijon, pasi është e pamundur të shuhet me mjete zjarrfikëse. Në vendngjarje ndodhen reparti zjarrfikës dhe një fadromë, e cila po punon për mbulimin me dhe të mbeturinave, pasi kjo është e vetmja mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll. Reja e tymit toksik ka mbuluar zonën dhe, në varësi të erës, shkon deri në Kamëz e Mamurras.
Burimi:
syri.net