Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat

Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të pyllit me pisha në fshatin Veterrik, Njësia Administrative Velabisht. Banorët e zonës njoftuan menjëherë për flakët, ndërsa në vendngjarje mbërritën shpejt forcat zjarrfikëse me dy mjete përkatëse. Gjithashtu pas ndërhyrjes në kohë, flakët u vunë nën kontroll duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Sipas burimeve zyrtare nga shërbimi zjarrfikës, bëhet e ditur se janë djegur rreth 300 metra katrorë pyll me pisha. Gjithashtu autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e plota.
Burimi: Kohajone.com