Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Flakët përfshijnë magazinën në Spitallë të Durrësit, evakuohen banorët e pallateve
👁11091
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një magazinë në zonën e Spitallës në Durrës. Pamjet e siguruara nga Syri TV, tregojnë tym të dendur që ngrihet mbi magazinë, ndërsa zjarrfikësit punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të vlerësohen. Burime për gazetaren e Syri, Albana Aliaj bëjnë me dije se janë evakuar të gjithë banorë e pallateve në zonën ku ndodhet magazina e përfshirë nga zjarri. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të...