Flakë masive përfshijnë malin e ‘Allushit’/ Dyshimet e para, zjarrvënie e qëllimshme

Flakë masive përfshijnë malin e ‘Allushit’/ Dyshimet e para, zjarrvënie e qëllimshme

Zjarri është shfaqur në të njëjtën zonë ku më parë kishte shpërthyer një vatër e cila ishte shuar nga reshjet e shiut të datës 29 korrik. Sipas pamjeve nga terreni, flakët po përhapen me shpejtësi, për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur në masivin pyjor. Një vatër aktive zjarri është shfaqur sërish në malin e Allushit, mbi fshatin Shëngjun në Bashkinë Klos, duke rritur shqetësimin për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Burime nga terreni bëjnë me dije se ende nuk dihet saktësisht se si janë riaktivizuar flakët, por dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Autoritetet nuk...