Flakë e madhe, digjet hyrja te ish-hotel ”Dajti”
Situata është tensionuar pranë ish-hotel ”Dajtit”, ku ndodhen zyrat e Bankës së Shqipërisë. Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës, duke bërë që hyrja e saj të përfshihet nga flakët. Përveç bombave molotov, protestuesit po vijojnë të hedhin gurë drejt godinës, duke thyer xhamat e saj. Ata po përpiqen gjithashtu të shkallmojnë derën e hyrjes, ndërsa situata në zonë paraqitet e tensionuar. Sulmi ndaj godinës ku janë vendosur zyrat e Bankës së Shqipërisë vjen në kuadër të protestës, e cila është shoqëruar me akte dhune dhe dëmtime të pronës.
Burimi:
kohajone.com