“Fjala fitore gjëmon kudo!”/ Meta: Shqipëria do zgjohet dhe do ecë drejt së ardhmes

“Fjala fitore gjëmon kudo!”/ Meta: Shqipëria do zgjohet dhe do ecë drejt së ardhmes

Ndërsa fushata elektorale është në ditët e saj të fundit, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është i bindur në fitoren e opozitës. Meta, i cili ndodhet në qeli, ka ndarë një foto të të rinjve të Partisë së Lirisë dhe shkruan se “fjala “Fitore” gjëmon kudo”. Ai gjithashtu shprehet se kjo është “java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes që i takon”, ndërsa kërkon votën e qytetarëve, duke qenë se kandidon në listë të hapur. Postimi i Metës: Tashmë fjala “Fitore” gjëmon kudo. Tashmë optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të...
Burimi: Opinion.al