Fituesi i ‘Nobel’-it Geoffrey Hinton dhe 400 shkencëtarë kërkojnë kontroll më të rreptë të inteligjencës artificiale
Shkencëtari Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale (IA), ka përsëritur paralajmërimet për rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, duke kërkuar masa më të forta, për të garantuar që sistemet gjithnjë e më të fuqishme të mbeten nën kontrollin e njeriut. Në një intervistë të publikuar sot nga gazeta britanike “The Guardian”, Hinton argumentoi se shoqëritë kanë pak kohë për t’u përshtatur me një realitet, ku sistemet mund të zhvillojnë aftësi intelektuale shumë të avancuara. Ai i përshkroi sistemet e IA-së si një lloj të ri entitetesh, të ndryshme nga njerëzit, duke paralajmëruar se pasojat e humbjes së kontrollit mund të jenë të pakthyeshme. Hinton ka vlerësuar se ekziston një mundësi prej 10% deri në 20%, që inteligjenca artificiale...
Burimi:
kultplus.com