‘Fitoren hiqe nga mendja’, qytetari ia tha Berishës në sy, ironizon Rama: Saktë fare o vëlla, po kujt ia thua! (VIDEO)

‘Fitoren hiqe nga mendja’, qytetari ia tha Berishës në sy, ironizon Rama: Saktë fare o vëlla, po kujt ia thua! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, me një video me buf. Në video dëgjohet një qytetar, që ka marrë pjesë në një takim të Berishës, i cili i thotë që ta harrojë fitoren në zgjedhjet e 11 majit. “Do të doja që të bëhet një alternim nga ana juaj se fitore nuk bëhet fjalë fare. Hiqe nga mendja”, thotë qytetari. Ndërsa krahas videos Rama shkruan: “Saktë fare vëlla, po kujt ia thua… prandaj voto 5 e ta fusim Shqipërinë në BE se këneta s’ka sy për qabe”.
Burimi: Javanews.al