Fitore me “poker” e Leverkusen, Dortmund me përmbysje të madhe. Elversberg vazhdon të surprizojë (video)
5 Shtator 2026 17:27 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e javës së dytë në Bundesligë. Leverkusen ka marrë fitoren e parë për këtë sezon duke mposhtur në shtëpi 4-0 Union Berlin. Golat për “Aspirinat” u shënuan nga Ezequiel Fernandez 1′, Facundo Medina 28′, Patrick Schick 48′ dhe Ibrahim Maza 66′. SHIKOGOLAT Dortmund ka marrë një fitore të jashtëzakonshme me përmbysje 2-3 në transfertën ndaj Hoffenheim. Vendasit e gjetën veten në avantazh të dyfishtë, por verdhezinjtë reaguan duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht ishte mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu i cili zhbllokoi sfidën në fund të pjesës se parë me një gol shumë të bukur, me një goditje fantastike me të djathtën nga jashtë zonës. Në fillim të pjesës së dytë, Tim Lemperle dyfishon shifrat për...
Burimi:
telesport.al