Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fitoi zgjedhjet në Poloni/ Presidenti Begaj uron Karol Nawrocki: Presim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
👁8741
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale. “Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së“, shkroi Begaj. Top Channel